Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Kryebashkiaku i Gjirokastrës dhe punonjësit të infektuar me HIV/AIDS”, hapet rast ndaj 33-vjeçarit

NULL NULL
20.04.2026 19:38

Institucionet e Shqëiprisë kanë hapur rast ndaj 33-vjeçarit, Emin Kokalari, për deklaratat e tij në rrjetet sociale.

Ai është proceduar penalisht, pasi dyshohet se ka përhapur informacione të rreme në rrjetet sociale, duke shkaktuar panik te qytetarët, me pretendimin se kryetari i bashkisë dhe punonjës të bashkisë janë të infektuar me HIV/AIDS.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari i 33-vjeçarit.”, thuhet në njoftim.

Aty thuhet se materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Ndaj një lajmi të tillë, kishte reaguar edhe Bashkia e Gjirokastrës duke mohuar pretendimet e ngritura. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme