Krejt arsenali i armatimit që u kap nga policia në veri NULL NULL 25.09.2023 13:48 25.09.2023 13:48 Policia e Kosovës pas vënies në kontroll të zonës, ku mbeti i vdekur një rreshter dje në Banjskë të Zveçanit, ka sekuestruar vetura, municion e shumë gjera të tjera. Me shifra, policia e ka sekuestrua dje 1 veturë të rëndë të blinduar, 24 vetura tjera dhe 2 motora 4×4, njofton Klankosova.tv. Në shifra më të mëdha të armatimit janë eksplozivet, 150 cope eksploziv, dinamit, 23 detonator elektrik, afër 20 shurdhues për AK47 dhe mbi 230 karikator për AK47. Përveç armatimit u janë gjetur edhe mjete tjera të punës, kazma, lopata, sopata dhe sharra te dorës – afër 50. Ky numër që është gjetur deri më tani, mund të rritet ndërkohë deri sa të numërohen edhe gjësendet e gjetura sot. Detaje të tjera: 4 kamera të sigurisë 3 dronë 30 armë AK47 6 mitraloza 29 zolla te mbushura 21 antiplumba 32 radiolidhje 150 uniforma ushtarake *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vrasja e Liridonës, flet ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit 11 orë më parë
Kosova Qeveria mban mbledhje, kërkon nga Osmani autorizimin për kredinë 20 milionëshe nga BERZH-i 16 orë më parë