Krasniqi flet për skenarët paszgjedhorë: A do të propozohet Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit? (VIDEO) NULL NULL 05.01.2026 18:40 05.01.2026 18:40 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shumë shpejt pritet që t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, e ku më pas pritet që të bëhet edhe konstituimi i Kuvendit dhe votimi për Qeverinë e re. Skenaret paszgjedhore u diskutuan sot në edicionin më të ri të DPT te Fidani. Albert Krasniqi, nga Demokracia + deklaroi se Albulena Haxhiu do të jetë sërish e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit. “Besoj se do të jetë Albulena Haxhiu. Absolutisht se nëse e qet dhe e propozon për kryetare të Kuvendit e me shumë gjasë do t’i ketë edhe votat për ta votuar, është edhe fitore morale mbi opozitën dhe një triumf simbolik”, deklaroi Krasniqi në Klan Kosova.