Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Protesta në Hjuston pas vrasjes së një emigranti nga agjenti i ICE

NULL NULL
20.07.2026 08:16

Qindra persona protestuan në Hjuston të Teksasit, duke kërkuar drejtësi për Lorenzo Salgado Araujo, 52-vjeçarin meksikan që u vra më 7 korrik nga një agjent i Shërbimit Amerikan për Emigracionin dhe Doganat (ICE).

Protestuesit marshuan në rrugët e qytetit me pankarta “Justice for Lorenzo” dhe “Abolish ICE”, ndërsa bënë thirrje për protesta të reja kundër politikave të emigracionit të administratës së presidentit Donald Trump.

Sipas ICE, agjenti hapi zjarr pasi Salgado Araujo tentoi ta përplaste me automjet. Megjithatë, Prokuroria Federale në Teksasin Jugor nuk përmendi një përplasje të tillë në deklaratën e saj zyrtare, duke ngritur pikëpyetje mbi rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, ligjvënës demokratë kanë kërkuar hetim mbi praktikat e rekrutimit në ICE, pas pretendimeve se një tjetër agjent i përfshirë në një vrasje të ngjashme kishte histori të dhunës dhe probleme të shëndetit mendor.

lajme të ngjashme