Vushtrri: Burri në pranga, dyshohet se ushtroi dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe dëmtoi dyert me thikë (VIDEO) NULL NULL 20.07.2026 08:34 20.07.2026 08:34 Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Vushtrri. Një grua e ka raportuar burrin e saj në polici. Ajo ka deklaruar se bashkëshorti i saj vazhdimisht ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Por, i dyshuari për një moment ka eskaluar duke i dëmtuar me thikë dyert e shtëpisë. Ky i fundit është arrestuar dhe u dërguar në mbajtje për 48 orë. Detaje nga korrespodenti i Klan Kosovës, Urall Boshnjaku.