Kosova regjistron tre raste me COVID-19 NULL NULL 26.10.2022 11:05 26.10.2022 11:05 COVID-19 Janë regjistruar tre raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve nuk ka pasur të vdekur nga ky virus, teksa janë shëruar tre persona. Brenda ditës janë kryer 91 testime, ndërsa numri i të vaksinuarve arrin në 13 në 24 orët e fundit, transmeton Klankosova.tv