Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova përballë Sllovenisë, kërkohet përkrahja e tifozëve

NULL NULL
10.09.2016 11:15

Të shtunën me fillim nga ora 20:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Kosova është pret Sllovenisë në kuadër të ndeshjeve të kthimit të Grupit E të kualifikimeve për Eurobasket 2017.

Në ballafaqimin e parë ndërmjet këtyre përfaqësueseve të luajtur më 31 gusht në Lubjanë fitore pati shënuar Sllovenia me rezultat 113:68, por që ajo ndeshje ka qenë debutuese për Kosovën në kualifikimet për Kampionatin Evropian dhe normalisht se djemtë tanë nuk kanë arritur të tregojnë më të  mirën e tyre duke pas parasysh faktin se kanë pasur emocione, por edhe në të njëjtën kohë përballë e kanë pasur një skuadër të fortë siç është Sllovenia.

Kosova në fazën kualifikuese nga tri ndeshje të zhvilluara deri më tani ka regjistruar po aq disfata, ku është mposhtur fillimisht nga Sllovenia si mysafire, më pas është mundur nga Ukraina në Mitrovicë dhe së fundi është mposhtur në Botevgrad nga Bullgaria.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) fton tifozët nga anembanë Kosova në numër sa më të madh që të përkrahin Përfaqësuesen tonë në duel me Slloveninë, ndeshje kjo tjetër e rëndësishme për skuadrën tonë.

lajme të ngjashme