Korsetë edhe për meshkuj NULL NULL 17.06.2015 19:35 17.06.2015 19:35 Në sfilatën “London Collections: Men” modelët parakaluan me disa veshje shumë të veçanta. E veçanta ishte se ata sfiluan me korse të ndryshme për të cilat deri tash besohej se ishin pjesë e gjinisë femërore. Treshja e stilistëve, Joe Bates, Sid Bryan dhe Cozette McCreery prezantuan veshjet për sezonin pranverë/verë 2016, shkruan revista “Metro”, transmeton Klan Kosova. Koleksioni është frymëzuar nga yjet e futbollit amerikan dhe ikona të pop-kulturës kështu që në sfilatë kishte veshje duke filluar nga pantollona me dantella,korsetë dhe tufa të vajzave që janë tifoze të ekipeve sportive.