Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Koreja e Veriut rindërton pikat kufitare pas anulimit të marrëveshjes me Korenë e Jugut

NULL NULL
27.11.2023 14:22
Pikat kufitare
Pikat kufitare

Koreja e Jugut tha se ushtarët nga veriu kishin filluar të rindërtonin pikat e rojeve në kufi pasi marrëdhëniet tashmë të dobëta u përkeqësuan më tej pas lëshimit të fundit të satelitit të Phenianit.

Seuli javën e kaluar pezulloi pjesërisht një marrëveshje të vitit 2018 që kishte për qëllim afrimin midis dy vendeve, duke bërë që Koreja e Veriut të thoshte se po e anulonte plotësisht marrëveshjen.

Ushtria tha se trupat ishin “parë duke rindërtuar pikat e rojeve që nga e premtja” dhe se priste që të 11 pikat kufitare brenda Zonës së Çmilitarizuar që ndan dy Koretë të rivendoseshin, raporton Deutche Welle në gjuhën angleze, transmeton Klankosova.tv.

Zyra e presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, tha se ai kishte urdhëruar ushtrinë që të vëzhgonte nga afër Veriun, duke ruajtur një gatishmëri të fortë.

Koreja e Jugut javën e kaluar tha se do të pezullonte pjesërisht marrëveshjen dhe do të fillonte mbikëqyrjen ajrore në përgjigje të lëshimit të një sateliti nga Koreja e Veriut.

Seuli tha se ishte “një masë minimale mbrojtëse” në përgjigje të planit të Veriut për të përmirësuar teknologjinë e raketave dhe për të ndërtuar një sistem mbikëqyrjeje të bazuar në hapësirë.

Kjo e shtyu Phenianin të thoshte se nuk do të ishte më i detyruar nga marrëveshja dhe se do të vendoste armë të fuqishme në kufi.

lajme të ngjashme