Konsultimet për Qeveri: PDK, LDK, AAK dhe NISMA i thonë “Po” Osmanit NULL NULL 30.10.2025 12:56 30.10.2025 12:56 Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, nesër me fillim nga ora 12:00 i ka thirrur në takim kryetarët e partive politike, për t’u konsultuar për formimin e qeverisë së re. Në këtë takim do të marrin pjesë kryetari i PDK-së Memli Krasniqi. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga sekretarja Vlora Çitaku. “Po, e kemi marrë ftesë dhe Kryetari merr pjesë”, deklaroi ajo. Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa tha për Klankosova.tv se pjesë e takimit të nesërm me presidenten do të jetë edhe i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. “Kryetari Abdixhiku merr pjesë në takim”, deklaroi ai. Në takim i pranishëm do të jetë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. ” Kryetari Haradinaj do të merr pjesë në takim”, deklaroi zëdhënësi i AAK-së Kushtrim Xhemajli. Në mesin e liderëve që iu përgjigj pozitivisht thirrjes së presidentes, është edhe kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj. Këtë e bëri të ditur për Klankosova.tv vet ai. “Po, NISMA do të merr pjesë”, tha Limaj. Takimi ishte paralajmëruar qysh nga dështimi i formimit të qeverisë së propozuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njofton Klankosova.tv. Më 26 tetor, Kuvendi i Kosovës u mblodh me të vetëm pikë të rendit, atë për krijimin e qeverisë së re. Kurti, në fjalën e tij pati lutur deputetët që ta votojnë qeverinë e propozuar nga ai, megjithëse ish-opozita nuk pati votë pro për kryeministrin në detyrë. Qeveria e propozuar nga Kurti mori vetëm 56 vota “për”. Derisa, presidentja Vjosa Osmani u pati deklaruar menjëherë pas dështimit të formimit të ekzekutivit se do t’i ftonte krerët e partive për takim, brenda afatit kushtetues. Konfirmohet takimi i ftuar nga Presidentja me krerët e partive