Konjufca: Do të kërkoj bashkëpunim nga opozita, por jo qeveri me koalicione NULL NULL 04.11.2025 14:22 04.11.2025 14:22 I propozuari nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur pas përfundimit të Këshillit të Përgjithshëm nga kjo parti. Në një prononcim për media, Konjufca tha se kërkojnë bashkëpunim nga partitë opozitare, por jo qeveri me koalicione, raporton Klankosova.tv. “Ideja ka qenë e thjeshtë që të bëhet një qeveri e re për të shmangur zgjedhjet dhe e dyta që të provojmë të bashkëpunojmë për të pasur Kosova buxhetin e saj. Nëse këto dyja nuk bëhen nuk është për të mirën e Kosovës, dhe për këtë arsye VV-ja më propozoi për kryeministër unë e pranova, e shohim veprimin e presidentes, nuk e di teknikisht por kjo pritet të ndodhë, tha ai. Mandatari i VV-së tutje deklaroi se nëse kjo nuk zgjidhet, atëherë vendi mund të përballet me pesë palë zgjedhje. Nëse kjo nuk shmanget Kosova mund t’i ketë pesë palë zgjedhje brenda vitit, e mos ta përmendim koston që është rreth 40 milionë euro që prej xhepave të juaj do të paguani. Ta keni parasysh që kur të arrijmë te momenti i presidentit nuk është e sigurt që një parlament i ardhshëm mundet me zgjidh çështjen e presidentit, për të shmangur dy palë zgjedhje të kemi qeveri së paku deri atëherë”, tha Konjufca. /Klankosova.tv