Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Konflikti në Gaza ka krijuar “një brez të tërë jetimësh”, thotë Mbreti i Jordanisë

NULL NULL
08.01.2024 15:58
Mbreti
Mbreti

Konflikti në Gaza ka krijuar “një brez të tërë jetimësh”, tha në një deklaratë Mbreti Abdullah II i Jordanisë.

“Më shumë fëmijë kanë vdekur në Gaza sesa në të gjitha konfliktet e tjera në mbarë botën vitin e kaluar”, thuhet në deklaratë. “Nga ata që kanë mbijetuar, shumë prej tyre kanë humbur njërin ose të dy prindërit – një brez i tërë jetimësh”, raporton CNN, transmeton KlanKosova.tv.

Deklarata vjen pasi Mbreti Abdullah II i Jordanisë u takua me Sekretarin e Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken të dielën në Aman, ku të dy “ranë dakord të vazhdojnë koordinimin e ngushtë për ndihmën e qëndrueshme humanitare” në Gaza, tha të dielën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të ShBA-së, Matthew Miller.

Mbreti Abdullah II gjithashtu paralajmëroi Blinken për “pasojat katastrofike të luftës së vazhdueshme në Gaza”, sipas një deklarate të pallatit të lëshuar pas takimit të tyre.

lajme të ngjashme