Komplimentet më të bukura që mund t’i merrni NULL NULL 22.12.2015 16:00 22.12.2015 16:00 Potencialisht, ju mund të merrni e të jepni shumë komplimente. Komplimentet janë shprehje e admirimit dhe lavdërimit. Shumë shpesh, komplimentet orientohen rreth aparencës së dikujt, trupit, rrobave, flokëve grimit dhe stilit. Ju mund ta komplimentoni një koleg mashkull për setin e ri të rrobave apo një femër për aromën e parfumit të saj. Dhe përderisa njerëzit i marrin komplimentet, egoja e tyre dhe vetëbesimi sa shkojnë e rriten. Të marrësh një kompliment që thuhet me sinqeritet, të bën të ndjehet shumë mirë. Kjo e demonstron se personi tjetër i vlerëson shumë idetë dhe kualitetet e tua. Por janë disa komplimente të cilat s’kanë të bëjnë asgjë as me dukjen tuaj e as me aromën e parfumit që mbani. Ato kanë të bëjnë me personalitetin tuaj dhe janë me shumë më vlerë. “Ju jeni shumë special” “I bëni gjithmonë njerëzit të qeshin” “Jeni gjithmonë i gatshëm për mua” “Jeni shumë pozitiv dhe gjithmonë e shihni anën e mirë të gjërave” “Jeni prind i mrekullueshëm” “E keni zemrën e artë”