Komisioni për Buxhet: Hoti i thotë Muratit “joserioz” (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 05.10.2022 20:49 nga Qendresa Sinani 05.10.2022 20:49 Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, me shumicë votash miratoi marrëveshjen ndërkombëtare për reformë për skemat sociale, dhe tri marrëveshje të tjera ndërkombëtare. Ndonëse u miratuan, mbledhja e së mërkurës kaloi me kritika të shumta nga opozita, njofton Klan Kosova. Më i zëshmi ishte ish-shefi i kuletës së shtetit, Avdullah Hoti, që tha se marrja e kredisë është e panevojshme meqë siç tha qeveria ka bilanc bankar që shkon deri në 800 milionë euro. I të njëjtit mendim ishte edhe Ferat Shala i PDK-së, që pushtetit ia përmendi paratë që tepruan si mungesë e investimeve kapitale. Megjithëkëtë, ministri Hekuran Murati tha se kredia nuk është për skema sociale, ngase sipas tij shpenzimet kanë ndodhur nga qeveria e kaluar.