Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kombëtarja e Iranit mori viza për të hyrë në ShBA për Kupën e Botës

NULL NULL
06.06.2026 08:24

Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar se ekipit të futbollit të Iranit i janë dhënë viza për të hyrë në ShBA përpara Kupës së Botës që zhvillohet javën e ardhshme.

Miratimi vjen vetëm 10 ditë para ndeshjes hapëse të ekipit kundër Zelandës së Re, që do të zhvillohet në Los Angeles më 15 qershor.

“Vizat e nevojshme që Irani të garojë në Kupën e Botës, përfshirë ato për atletët dhe stafin mbështetës të nevojshëm, janë lëshuar”, thanë zyrtarët.

Ata shtuan se SHBA-të nuk do të lejonin që ekipi iranian të “abuzonte me këtë sistem për të futur fshehurazi terroristë në Shtetet e Bashkuara me pretekste të rreme”.

Federata iraniane e futbollit ende nuk ka komentuar publikisht mbi miratimet e vizave.

Kupa e Botës FIFA 2026 do të fillojë më 11 qershor dhe do të organizohet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.

Do të jetë edicioni i parë i këtij kompeticioni që një komb pritës të marrë ekipin e një vendi me të cilin është në luftë. /Klankosova.tv 

lajme të ngjashme