Qytetarit në Mitrovicë të Veriut i vidhet zarfi me para në kafeteri NULL NULL 06.06.2026 09:13 06.06.2026 09:13 Qytetarit në Mitrovicë të Veriut i vidhet zarfi me para në kafeteri Një rast vjedhjeje është raportuar në mesditën e së premtes në Mitrovicë të Veriut, ku një qytetari i është marrë një zarf me para të gatshme derisa po qëndronte në një kafeteri. Policia ka dalë me detaje për rastin në raportin 24-orësh, transmeton Klankosova.tv. “Është raportuar se derisa ankuesi mashkull ishte duke qëndruar në një kafiteri, një person i dyshuar i panjohur kishte arritur t’i marrë një zarf mbi tavolinë ankuesit në të cilën kishte para të gatshme dhe ishte larguar në drejtim të panjohur”. Rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”, ndërsa menjëherë është njoftuar prokurori kompetent. Hetimet janë duke vazhduar, transmeton Klankosova.tv.