Dua Lipa feston para dasmës luksoze në Sicili, Donatella Versace mes të ftuarve VIP NULL NULL 06.06.2026 08:56 06.06.2026 08:56 Dua Lipa dhe partneri i saj, Callum Turner, kanë nisur festimet e dasmës së tyre luksoze në Sicili me një koktej madhështor të mbushur me yje. Në mesin e të ftuarve ishte edhe stilistja legjendare Donatella Versace, me të cilën këngëtarja ka një miqësi të gjatë dhe që përflitet se do të realizojë fustanin e saj të nusërisë. Këngëtarja mahniti me një fustan me thekë pa shpinë, ndërsa Callum dukej bukur me një kostum Jacques Marie Mage. /Klankosova.tv