Kevin Keegan zbulon se po lufton me kancer në fazën e katërt NULL NULL 06.06.2026 09:47 06.06.2026 09:47 Legjenda e futbollit anglez, Kevin Keegan, ka bërë të ditur se po lufton me kancer në fazën e katërt. 75-vjeçari zbuloi se sëmundja iu diagnostikua rastësisht pas një aksidenti automobilistik. Gjatë kontrolleve dhe skanimeve para një operacioni, mjekët zbuluan kancerin, i cili tashmë ishte përhapur në pjesë të tjera të trupit. Keegan tregoi se po trajtohet nga një specialist i njohur dhe se vazhdon betejën me sëmundjen me optimizëm, pavarësisht se mjekët i kanë dhënë vetëm 33 për qind shanse suksesi për trajtimin. “Jam ende këtu për momentin”, u shpreh ai gjatë një paraqitjeje publike në Newcastle. Pas lajmit, klubi i Newcastle United dërgoi një mesazh mbështetjeje për ish-lojtarin dhe ish-trajnerin e tyre, duke theksuar se ai zë një vend të veçantë në historinë e klubit dhe në zemrat e tifozëve Keegan konsiderohet një nga figurat më të mëdha të futbollit anglez, fitues i dyfishtë i Topit të Artë dhe ikonë e klubeve si Liverpool, Hamburger SV dhe Newcastle. /Klankosova.tv