Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Eman Rrahmani: Teknologjia po na largon nga njëri-tjetri, angazhimi politik është obligim (VIDEO)

NULL NULL
06.06.2026 11:09

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Eman Rrahmani, ka folur për jetën e tij familjare dhe ndryshimet shoqërore në kohët moderne, duke theksuar ndikimin e teknologjisë në komunikimin mes njerëzve.

Ai ka thënë se sot teknologjia po i largon njerëzit nga njëri-tjetri dhe po ndikon në uljen e marrëdhënieve sociale, ndërsa e ka krahasuar jetën e dikurshme në familje të mëdha me më shumë afërsi dhe komunikim.

“Jetoj me gruan dhe me dy fëmijët. Kam 6 vëllezër dhe 2 motra. Kemi qenë një familje goxha e madhe. Është një periudhë kohore që mbetet në kujtimet tona, kam jetuar atje deri në vitin 1995 në Turuçicë. Jetesa në një familje, me prindërit, vëllezër e motra, përjetime krejt tjera, ana sociale ka qenë më e pranishme. Sot teknologjia na ka lënë jashtë komunikimit me njëri-tjetrin. Teknologjia e ka kthyer njeriun si robot. Me diskutu me IA të jep emocion shpeshherë se me njerëz, në çfarë niveli na ka kthyer. Na ka humb çështja e njerëzores dhe sociale.

Rrahmani gjithashtu ka theksuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova se angazhimi politik është obligim qytetar dhe jo vetëm zgjedhje personale, duke nënvizuar rëndësinë e përgjegjësisë në shoqëri.

Angazhimi politik ja vlen dhe është obligim, duke e ditur se çka po ndodh në shoqërinë tonë dhe cilat janë situatat është vendi ynë. Angazhimi politik është obligim, s’është më a dëshiroj a jo.”

lajme të ngjashme