I akuzuar nga GJKKO për vrasjen e 2020-ës në Mamuras, ekstradohet nga Italia 44-vjeçari shqiptar NULL NULL 06.06.2026 12:32 06.06.2026 12:32 Një 44-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Italia, pasi akuzohet nga GJKKO për vrasjen e një shtetasi në Mamurras të Shqipërisë në vitin 2020. Interpol Tirana bën me dije se nga Italia është ekstraduar, Sajmir Kolaveri, i cili nga hetimet dyshohet se ka bashkëpunuar me pjesëtarë të një grupi, për vrasjen e shtetasit Klevis Lleshi., dhe më pas për transportimin dhe varrosjen e kufomës, në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv. Njoftimi i plotë: Ekstradohet nga Italia, pjesëtari i një grupi kriminal. Ai akuzohet nga GjKKO-ja, se ka bashkëpunuar me pjesëtarë të grupit, për vrasjen e një shtetasi, më datë 05.08.2020, për gjakmarrje, dhe për fshehjen e kufomës, në Mamurras. Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, në kuadër të operacionit “The Wanted”, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Italia, të shtetasit: -Sajmir Kolaveri., 44 vjeç. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 25.09.2025, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”. Nga hetimet dyshohet se më datë 05.08.2020, shtetasi S. K. ka bashkëpunuar me pjesëtarë të grupit, për vrasjen e shtetasit K. Ll., dhe më pas për transportimin dhe varrosjen e kufomës, në fshatin Shpërdhet, Mamurras.