Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përmbajtja në tekstet shkollore, Rrahmani thotë se duhet “mobilizim kombëtar” (VIDEO)

NULL NULL
06.06.2026 11:42
Kandidati për deputet nga radhët e PDK, Eman Rrahmani

Kandidati për deputet nga radhët e PDK, Eman Rrahmani, ka thënë se ndihet i shqetësuar lidhur me përmbajtjen e disa librave shkollorë, tema që, sipas tij, nuk janë të përshtatshme për nxënësit e klasës së gjashtë.

Në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Rrahmani deklaroi se është problematike mënyra se si, trajtohen temat mbi orientimin seksual në tekstet shkollore.

Ai njëherësh potencoi se institucionet shtetërore, përfshirë Ministrinë e Arsimit dhe Qeverinë, duhet të kenë reagim më të madh dhe, siç tha, të ketë “mobilizim kombëtar” për këtë çështje.

“Ajo që po ndodh në vendin tonë është tejet shqetësuese. Në librat e klasës së gjashtë, fëmijët tanë mësojnë se nëse je fëmijë dhe ke ndjenja për një mashkull dhe një femër, ke plotësisht të drejtë t’i pëlqesh të dy, dhe nëse je djalë dhe ke ndjenja për një djalë, ke të drejtë ta pëlqesh dhe të martohesh, e kështu me radhë, që nga klasa e gjashtë. Kjo është e jashtëligjshme, sepse nuk kemi ligje në vendin tonë që e rregullojnë dhe e lejojnë këtë që po ndodh. Kur je fëmijë 11 vjeç, institucionet tona, Ministria e Arsimit, kryeministri dhe të tjerët duhet të kenë angazhim për të ndaluar këtë që unë e konsideroj indoktrinim dhe futje në këtë rrugë. Për mua është e pakuptueshme dhe do të duhej mobilizim kombëtar për ta kundërshtuar këtë”, tha Rrahmani.

lajme të ngjashme