Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fati i partive sipas astrologes: Kush favorizohet nga yjet në prag të zgjedhjeve? (VIDEO)

NULL NULL
06.06.2026 11:15
Astrologia Antigona Kotorrri në Weekend

Astrologia Antigona Kotorri ka dhënë parashikimet e saj për fatin e partive politike në zgjedhjet që do të mbahen të dielën.

Në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ajo tha se sipas pozicioneve planetare, Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të ketë rezultat më të mirë krahasuar me zgjedhjet e kaluara, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje do të ruajë bazën e saj elektorale.

“Si përfundim, pozicionet planetare i ka LDK-ja, sepse kemi të bëjmë me Venusin, e cila është sunduese e Demit. Demi është shenja e të dy liderëve, Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit, ndërsa Vetëvendosja do ta ruajë strukturën dhe nuk do të ketë humbje të mëdha, sepse e përcjell numri katër, që simbolizon stabilitetin”, deklaroi Kotorri.

Ajo tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të kishte nevojë për bashkëpunim apo koalicion, ndërsa sipas saj, LDK dhe PDK mund të jenë përballë njëra-tjetrës në këto zgjedhje, por mund të bashkëpunojnë pas procesit zgjedhor.

Ndërkaq, për PDK-në, astrologia vlerësoi se mund të ketë më shumë vota nga diaspora sesa në proceset e mëparshme zgjedhore.

“PDK-në e kemi në fushën e nëntë dhe mendoj se do të marrë më shumë vota nga diaspora se zakonisht”, tha Kotorri./Klankosova.tv

 

 

lajme të ngjashme