Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Doraci: Protestat nuk përfaqësojnë qytetarët, dasma e Dua Lipës e siguruar maksimalisht (VIDEO)

NULL NULL
06.06.2026 09:27

I ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Erdis Doraci ka folur lidhur me dasmën e këngëtares Dua Lipa në Itali, duke thënë se ceremonia është zhvilluar në kushte të larta sigurie dhe është “e blinduar”.

Sipas tij, martesa është kryer në Londër, ndërsa festa në Itali ka marrë jehonë ndërkombëtare dhe është organizuar prej javësh dhe muajsh në një rezidencë historike të siguruar.

Doraci theksoi se protestat e vogla të raportuara në Palermo nuk përfaqësojnë qytetarët vendas, por grupe të vogla që përdorin ngjarjen për vëmendje në rrjete sociale.

“Martesa është kryer në Londër, ka jehonë në të gjithë Italinë dhe në të gjithë botën. Është e blinduar, organizimi ka filluar javë dhe muaj më parë. Është një rezidencë historike dhe e blinduar. Protestat nuk janë të mëdha, instrumentalizohet një event i rëndësishëm dhe përdoret nga disa grupe në rrjetet sociale për të marrë vizibilitet kombëtar dhe ndërkombëtar. Protestat janë të një grupi që mbron lirinë e qarkullimit, që penalizohet nga turizmi. Shoqata është e vogël. Kanë afishuar protesta nëpër mure. Kjo ishte synimi i tyre, është një grup i vogël, nuk përfaqëson qytetarët e Palermos”, tha Doraci, transmeton Klankosova.tv

lajme të ngjashme