Komanda Qendrore e ShBA-së: Tre ushtarë amerikanë të vrarë në Iran NULL NULL 01.03.2026 16:33 01.03.2026 16:33 Tre anëtarë të shërbimit amerikan janë vrarë në aksion, ka thënë Komanda Qendrore e ShBA-së (Centcom). Ushtria amerikane ka shtuar se pesë ushtarë të tjerë janë plagosur rëndë, raporton BBC. Centcom shtoi se emrat e tre ushtarakëve të rënë nuk do të bëhen të ditur deri 24 orë pasi familjet e tyre të jenë njoftuar. Vrasjen e tre ushtarëve amerikanë në operacionin në Iran e ka konfirmuar edhe Pentagoni.