Kolumbianit i kapet kokaina e fshehur nën paruke, arrestohet (VIDEO) NULL NULL 25.02.2025 09:22 25.02.2025 09:22 Një shtetas kolumbian është kapur duke u përpjekur të kontrabandonte drogë të fshehur nën parukën e tij, ndërsa hipte në një fluturim nga Kartagjena për në Amsterdam. Paruka përmbante 19 kapsula kokaine, një ngarkesë me vlerë më shumë se 10 mijë dollarë, thanë autoritetet. I dyshuari është arrestuar dhe është vënë në dispozicion të Prokurorisë së Përgjithshme për veprën penale të trafikimit, prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike, transmeton Klankosova.tv.