Klubi i Tottenham nuk duan më të quhen ‘Tottenham’, kanë dy opsione për emrin NULL NULL 22.02.2025 17:00 22.02.2025 17:00 Tottenham Hotspur u ka kërkuar në transmetuesve që të mos i referohen atyre si “Tottenham”, shkruan Klankosova.tv Por në një email drejtuar mbajtësve të të drejtave televizive në mbarë botën, Spurs kanë kërkuar që të përmenden me emrin e tyre të plotë. Ata kanë kërkuar që klubi të njihet kryesisht si Tottenham Hotspur, me Spurs që është versioni i preferuar i shkurtër. Spurs me sa duket nuk duan të referohen si “Tottenham”, zona e Londrës në të cilën ata banojnë, në mënyrë që të rrisin praninë globale të markës Tottenham Hotspur. SunSport, transmeton Klankosova.tv kupton se klubi e sheh markën e tij si të krahasueshme me Manchester United, Manchester City dhe Aston Villa. Transmetuesit kanë filluar të dëgjojnë kërkesën e klubit.