Klan Kosova pjesë e Panairit të Librit (VIDEO) NULL NULL 05.06.2017 20:47 05.06.2017 20:47 Gati gjithçka që shkroi vet, e tha nëpër intervista dhe rrëfimi i të tjerëve për politikanin dhe publicistin shqiptar, Arbën Xhaferin , janë përmbledhur në pesë vëllime. Qendra kulturore Klan Kosova sjellë këtë botim për herë të parë, në të cilin janë përfshirë edhe pjesa dërmuese e eseve dhe materialet që mbetën në llaptopin e të ndjerit. Redaktori i librit, Shkëlzen Maliqi, ka thënë që brenda librit trajtohen tema të ndryshme përderisa e ka cilësuar Arbën Xhaferin autor e politikan të spikatur. Mbledhja e materialeve sipas redaktorit ka nisur në vitin 2012, ndërsa, është mbështetur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Promovimi i këtyre veprave do të bëhet në Panairin e Librit, që do të hapet të martën në Prishtinë si dhe në Tetovë, Tiranë e qytete të tjera shqiptare. Kronikë nga Rejhane Selimi