Kjo është dashuri e vërtetë (VIDEO) NULL NULL 08.09.2015 13:30 08.09.2015 13:30 Një video që është shpërndarë në rrjetin social Facebook, ka emocionuar shumë njerëz, video kjo e cila është shikuar më shumë se 50 mijë herë dhe ka marrë mbi shtatë mijë pëlqime. Në video shihet një njeri i moshuar me një buqetë me lule në dorë. Ky njeri buqetën me lule e kishte për gruan e tij, që po e priste me padurim për ta parë. Kur gruaja e tij shfaqet, ai shihet i përmalluar e shumë i emocionuar për të, transmeton Klan Kosova. Kjo mund të quhet dashuri e vërtetë. Mosha nuk ka rëndësi, rëndësi kanë vitet bashkë, dhe mirëkuptimi në mes të një lidhjeje.