“Kisha rrejtë ma shumë…”, Santiana flet për eksperiencën në Big Brother Vip Kosova NULL NULL 17.11.2025 15:21 17.11.2025 15:21 Spektakli i emocioneve, Big Brother Vip Kosova, nis sonte edicionin e katërt, të shumëpritur nga publiku. Teksa kanë mbetur pak orë nga fillimi i kësaj nate të madhe, ish-banorët e BBVK kanë folur në Kosova Today, për emocionet që i presin ata që do të futen në shtëpinë më të madhe në vend. Santiana ishte ajo që tha gjithçka ndryshon nga ajo që e planifikon para se të futesh dhe më pas. Bile, ajo tregoi nëse do të ndryshonte diçka te loja e saj, po ta kishte edhe një mundësi. “Para se me hy, mendon krejt diçka tjetër. Por nëse kisha bo diçka ma ndryshe, ish konë se kisha rrejtë ma shumë, se kom qenë shumë e drejtë”. Ndërsa Xuxi u shpreh se vendimi për t’u bërë pjesë ishte shumë i vështirë, por që i rezultoi si më i miri. “Unë ia kam pa hajrin shumë Big Brother. Ka qenë vendimi ma i vështirë, o Zot sa kam pritu me hi. Por, më ka dalë veprimi ma i mirë në jetë për me m’rikthy”. /Klankosova.tv