Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kështu propozohet për martesë?

NULL NULL
04.07.2015 12:50

Propozimet për martesë janë nga më të ndryshmet … ky ishte goxha i pazakontë.

Harroni propozimet në balona me ajër të nxehtë apo në perëndim të diellit para Kullës së Ajfelit.

Një zonje nga Utah, propozimi për martesë ju bë në një fushë me bar.

WMM1

Sarah Tullis tha që pothuaj u shokua kur i dashuri i saj, Tanner Holt i thërriti “A do të martohesh me mua?” në fushat e fammiljes së saj.

Tanner, duke shpjeguar idenë tha se ai e kishte menduar për një kohë këtë gjë, prandaj vendosi që të krijonte shenjën 70 metërshe me ndihmën e një miku, shërbimit Google Earth dhe familjarëve.

“Babi im qëndronte në fillim ndërsa dikush tjetër në fund të shkronjës që unë të mos humbja drejtimin”.

“Fillimi ishte i vështirë, na mori shumicën e kohës, por pastaj gjithçka u bë si më së miri”.

Tannterit iu deshën shtatë orë për të krijuar këtë shenjë(kërkesë martese).

Që e dashuara e tij ta shihte, ai i kërkoi asaj që në ngjitej në një vinç, rreth 20 metra mbi tokë.

Sarah ishte e mrekulluar nga gjesti, ndaj ‘Po-në’ e tha menjëherë.

WMM2

Ajo për gazetarët tha se “nuk beson që dikush mund të bëjë diçka më të mrekullueshme”.

lajme të ngjashme