Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ia jep dritën e gjelbër Hotit si kandidat për kryeministër

NULL NULL
25.04.2020 10:16
????????????????????????????????????

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ia ka dhënë dritën e gjelbër Avdullah Hotit si kandidat për postin e kryeministrit.

Për këtë votim, i pari i LDK-së Isa Mustafa i ka falënderuar anëtarët e këshillit përmes një letre, njofton Klan Kosova.

Ai ka theksuar se nga 124 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm, janë përgjigjur 117. 115 prej tyre kanë votuar për; kurse dy janë shprehur kundër.

“Në bazë të kësaj, si kryetar i LDK-së konstatoj se Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës vendosi që Avdullah Hotin ta përcaktojë kandidat për kryeministër të Republikës së Kosovës”.

klankosova.tv

lajme të ngjashme