Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këshilla për çlodhje të këmbëve

NULL NULL
20.06.2015 14:44

Për tu dukur bukur secili duhet të vuaj sadopak.

Edhe të ndenjurit në taka është e vështirë, sidomos ato femrat që punojnë dhe mbajnë ato në këmbë gjatë gjithë kohës.

Ekzistojnë disa këshilla për t’i zbatuar kur qëndroni gjatë gjithë ditës në këmbë.

Ecni me këmbët zbathur për disa minuta sepse kjo është me të vërtetë relaksuese.

Masazhoni këmbët tuaja për 10 minuta me një krem hidratues. Qëllimi është të riaktivizoni qarkullimin e gjakut duke eliminuar ndjenjën e rëndesës.

Futini këmbët në ujë të ftohtë dhe me të bëni një përzierje të ujit me krip gjelle të trashë dhe vajra esenciale.

Dhe në fund mbani me vete gjithmonë një palë baletina në çantë. Nëse i keni këmbët e lënduara dhe keni nevojë për të bërë pak pushim, mund t’i përdorni ato që keni rezerv.

lajme të ngjashme