Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këshilla bukurie nga gruaja që u shpërfytyrua në Indi (VIDEO)

NULL NULL
05.09.2015 16:00

Në maj të vitit 2014, Reshma ishte sulmuar nga kunati i saj teksa po ecte rrugës me motrën e saj në Allahbad në Indi.

Ai i hodhi acid sulfurik në fytyrën e saj, duke e shpërfytyruar përgjithmonë, transmeton Klan Kosova.

Pikërisht për shkak të këtij sulmi ajo mbeti pa syrin e majtë.

Së fundmi ajo ka bërë një video, që në fillim duket që është duke dhënë këshilla për make up.

Në fillim në video shihet se si lyen buzët, duke treguar për procedurat.

Më pas, ajo bënë një ndërlidhje kur thotë se është shumë lehtë ta gjeshë një buzëkuq në një dyqan, sikurse që është lehtë ta gjeshë një acid sulforik.

Më pas Reshma u bënë thirrje të gjithë atyre që e shikojnë, për të nënshkruar një peticion për t’i dhënë fund shitjes së acidit në dyqane.

lajme të ngjashme