Kelmendi: Më shumë jetoj për të punuar sesa që punoj për të jetuar (VIDEO) NULL NULL 25.01.2026 11:11 25.01.2026 11:11 Biznesmeni i njohur Ramiz Kelmendi ka ndarë disa detaje nga jeta dhe rrugëtimi i tij profesional. Gazetarja Gentiana Gashi nga emisioni “Weekend’ në Klan Kosova, ka vizituar shtëpinë e Kelmendit, ku ai ka treguar për rutinën e përditshme, mënyrën e të jetuarit dhe filozofinë që e ka shoqëruar ndër vite në botën e biznesit. “Sa më shumë që zhvillohesh, aq më shumë shtohen apetitet dhe mundësitë e krijimit. Unë nuk punoj vetëm për të krijuar para dhe për t’i shpenzuar, kjo është më e vogla. Unë më shumë jetoj për të punuar sesa që punoj për të jetuar. Ky është dallimi i madh që ekziston”, tha Kelmendi./Klankosova.tv