Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Katar tërhiqet nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës

NULL NULL
03.12.2018 09:05

Katari do të tërhiqet nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), ka bërë të ditur Ministri i Energjisë Saad Sherida al-Kaabi.

Vendimi për daljen nga blloku i 15 vendeve prodhuese të naftës, që përbejnë gati gjysmën e prodhimtarisë se naftës në botë, është konfirmuar nga kompania shtetërore e naftës Qatar Petroleum.

Në një konferencë në Doha, al-Kaabi deklaroi se vendimi për tërheqje reflekton dëshirën e Katarit për të rritur prodhimin e gazit natyror nga 77 milionë tonë në vit në 110 milionë tonë për vitet e ardhshme.

Katari aktualisht është furnizuesi më i madh në botë i gazit të lëngshëm natyror (LNG), duke prodhuar rreth 30% të totalit botëror.

lajme të ngjashme