Kaos në aeroport, breshka vonon pesë aeroplanë NULL NULL 29.09.2021 08:39 29.09.2021 08:39 Ndoshta mund t’iu duket e pabesueshme, por një breshkë në aeroportin e dytë më të ngarkuar të Japonisë, vonoi pesë aeroplanë. Breshka e cila peshonte pak më shumë se 2 kilogramë, u pa duke lëvizur ngadalë përgjatë rrugës në aeroportin ndërkombëtar Narita pranë Tokios të premten në mëngjes. Stafi e hoqi breshkën me një rrjetë dhe e kontrolloi pistën nëse ka të tjera, duke shkatuar vonesë prej 15 minutash në pesë fluturime, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa punonjësit e aeroportit herë pas here thirren të heqin macet endacake, qentë dhe lepujt nga pista, breshkat janë jashtëzakonisht të rralla. Zyrtarët e Narita besojnë se krijesa mund të ketë ardhur nga pellgu i mbajtjes së aeroportit, i vendosur rreth 100 metra larg pistës.