“43 vjet punë, vetëm 39 euro rritje pensioni”, rrëfimi i pensionistit që protestoi para Kuvendit NULL NULL 23.06.2026 08:14 23.06.2026 08:14 Doli në pension në vitin 2016, por që nga ajo kohë pensioni i tij është rritur vetëm me 39 euro. Për këtë arsye, Ramadan Mehmeti vendosi të protestojë për disa ditë pranë Kuvendit të Kosovës, duke qëndruar me gojën e mbyllur dhe duart e lidhura, si shenjë pakënaqësie ndaj rritjes së vogël të pensionit, raporton Klankosova.tv. Mehmeti pati edhe një bluzë të veshur me mbishkrimin: “43 vjet punë, prej 2016-të pensionin e kam të rritur për 37 euro ose 19%. Dita 8.60 euro”. Sot, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai foli më gjerësisht për këtë formë të shprehjes së pakënaqësisë së tij. Pensionisti tha se ndihet i dëmtuar dhe i neglizhuar nga shteti, duke theksuar se për vite me radhë nuk ka marrë mbështetjen që, sipas tij, i takon. “Në kohën kur kam dalë në pension, buka ka qenë 15 deri në 20 centë, flokët e mia kur kam dalë në pension i kam hequr me 1 euro e gjysmë, tani i paguaj 7 euro. Atëherë paga minimale ka qenë 100 a 150 euro… nuk e di taman sa ka qenë, tani është 450 euro, ndërsa mua mu ka rritë për 20%”, tha ai në Klan Kosova.