Kantata skenike “Carmina Burana” vjen për herë të parë në Kosovë NULL NULL 09.04.2025 10:35 09.04.2025 10:35 Prishtina do të jetë nikoqire e kantatës skenike “Carmina Burana” në datat 20 dhe 21 qershor 2025. Filharmonia e Kosovës dhe Baleti Kombëtar i Kosovës, në bashkëpunim me Operën e Kosovës, kanë nisur përgatitjet për produksionin skenik të ‘Carmina Burana’ nga Carl Orff, transmeton klankosova.tv. Nën krijimin e ri koreografik nga Toni Candeloro dhe dirigjimin e Toshio Yanagisawa-s, ky produksion do të mbajë shfaqjen në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit, në Prishtinë. Kjo kantatë skenike për solistë, balerinë, kor, orkestër dhe imazhe koreografike inskenohet për herë të parë në Kosovë me mbi 300 artistë në skenë.