Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kampionati Evropian në Çeki, Liridon Kalenderi rënditet i pari

NULL NULL
02.06.2024 19:12

Liridon Kalenderi është rënditur i pari në garën e mbajtur në Shternberk të Çekisë, e vlefshme për Kampionatin Evropian, duke lënë prapa garues me shumë përvojë, që e kanë dominuar këtë sport për vite me radhë.

Kalendari ishte bindshëm më i shpejtë se përcjellësi më i afërt, Igor Stefanovski, njofton Klankosova.tv

Kalenderi punën më të madhe e kreu në vozitjen e parë, në të cilën në cak arriti për kohën fantastike prej 03:08.372 minuta, ndërsa në të dytën pati kohë prej 03:20.406, derisa Stefanofski pati kohë prej 03:15.037 dhe 03:31.443 minuta.

Në garën në Shternberk pjesëmarrës ishin edhe Valdet Kaçandolli e Përparim Dushi.

lajme të ngjashme