Kamenicë: Vdes një person, dyshohet se humbi ndjenjat derisa ishte duke punuar NULL NULL 29.05.2026 08:54 29.05.2026 08:54 Foto ilustruese: Shiriti i Policisë Një person ka vdekur pasditen e djeshme në Kamenicë, pasi raportohet se derisa ishte duke punuar ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë. Sipas raportit 24-orësh, viktima është dërguar në QKMF, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij, transmeton Klankosova.tv. “Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thotë Policia.