Kajtazi komenton mesazhet Kusari-Simiq, thotë se flitet për takim të fshehtë mes Simiqit e Kurtit NULL NULL 15.10.2024 21:26 15.10.2024 21:26 Analisti politik, Vehbi Kajtazi në emisionin "Rubikon" në Klan Kosova. Analisti politik, Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar mesazhet e publikuara mes Mimoza Kusari-Lilës dhe Sllavko Simiqit. Ai është shprehur se në këto mesazhe flitet për një takim të fshehtë mes Simiqit e Kurtit, përcjell Klankosova.tv. “Këtu e kemi një takim të fshehtë që është mbajtur, këtu po flet për një takim të organizuar se të pret kryeministri në ora 11:00 në zyrë, nuk ka pasur njoftim për këtë”. “Temat që diskutohen këtu, dallojnë prej temave që janë diskutuar me Radojiçiqin”, është shprehur tutje Kajtazi.