Kabashi: Joga më ka dhënë forcë mendore që nuk ma ka dhënë asnjë praktikë tjetër (VIDEO) NULL NULL 17.06.2026 08:37 17.06.2026 08:37 Trajnerja e jogës, Melita Kabashi, ka folur për përfitimet fizike, shpirtërore dhe mendore që sjell joga, duke e cilësuar atë si një praktikë të lashtë me histori mbi 5 mijë vjeçare. Kabashi tregoi se më parë është marrë me futboll, por sipas saj, asnjë aktivitet tjetër nuk i ka ofruar forcën mendore që i ka dhënë joga. “Është praktikë fizike, shpirtërore dhe mendore. Është një praktikë e lashtë, mbi 5 mijë vjet e vjetër. Të jep një fuqi mendore. Kam qenë futbolliste, por si joga që ma ka dhënë forcën mendore, asnjë praktikë tjetër nuk ma ka dhënë”, u shpreh ajo. Sipas Kabashit, joga është një rrugëtim i brendshëm që ndihmon individin të rikthehet tek vetja dhe të gjejë qetësinë e brendshme. “Joga cilësohet si një kënaqësi shpirtërore dhe një rrugëtim i brendshëm që synon rikthimin tek vetja dhe gjetjen e qetësisë së brendshme. Ajo ndihmon në kursimin e energjisë së trurit, për shembull duke mbyllur sytë, dhe orientimin e kësaj energjie drejt vetes”, tha Kabashi. Ajo theksoi se përmes jogës, njerëzit mund të përmirësojnë mirëqenien mendore, të reduktojnë stresin dhe të krijojnë një lidhje më të fortë me veten.