Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jo veç Zveçani, edhe Komuna e Mitrovicës së Veriut largon nga puna shqiptarët (VIDEO)

NULL NULL
28.01.2026 07:32
Komuna e Mitrovicës së Veriut

Gazetari korrespodent i Klan Kosova, Urall Boshnjaku ka bërë të ditur se Komuna e Mitrovicës së Veriut ka ndërprerë marrëdhënien e punës për tre punonjës shqiptarë.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Boshnjaku bëri të ditur se kryetari i ri kësaj komune, Milan Radojeviq, , ndërprerjen e kontratave për punonjësit shqiptarë e ka arsyetuar, siç tha ai, si emërime jotransparente, transmeton Klankosova.tv.

“Në arsyetim theksohet se Zyra për Komunitete dhe Kthim duhet të ketë një përbërje të balancuar etnike, tre shqiptarë, dy boshnjakë, një turk dhe një serb, andaj dhe është arsyetuar largimi i këtyre largimeve”, tha gazetari në Klan Kosova.

Siç theksoi Boshnjaku, kryetari i komunës e sheh të arsyeshëm largimin e punonjësve shqiptarë, teksa shtoi se Radojeviqi ka theksuar se në emërim ka pasur shkelje procedurale.

Kujtojmë se dy javë më parë, edhe kryetari i ri i komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviq kishte ndërprerë kontratat për dy zyrtarë shqiptarë, të angazhuar për rreth gjashtë muaj në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës.

Boshnjaku: Kryetari i ri i Zveçanit nis ‘pastrimin’ e stafit shqiptar nga komuna (VIDEO)

lajme të ngjashme