Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj: Vendimi i GjND-së vulosi shtetësinë e Kosovës, rruga jonë mbetet partneriteti me ShBA-në

NULL NULL
22.07.2026 14:22

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 22 korrikun, ditën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e cilësoi këtë vendim si një nga momentet më të rëndësishme në historinë e shtetësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.

“Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2008 u konfirmua nga GjND më 22 Korrik 2010, e cila vulosi shtetësinë dhe të drejtën tonë të fituar me luftën çlirimtare, një hap ky i rëndësishëm drejt afirmimit të shtetit tonë sovran”, ka shkruar Haradinaj.

Ai theksoi se Kosova duhet të vazhdojë rrugën e saj euroatlantike, duke thelluar partneritetin me aleatët ndërkombëtarë, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Haradinajt, ndjekja e vlerave perëndimore dhe forcimi i marrëdhënieve me ShBA-në mbeten rruga e vetme për realizimin e objektivave strategjike të Kosovës si shtet sovran.

lajme të ngjashme