Pas BE-së dhe Gjermanisë, reagon edhe Italia për rrënimin e vilave në Ujman NULL NULL 22.07.2026 15:06 22.07.2026 15:06 Foto: REL Gjatë ditës së djeshme, një sërë ekskavatorësh, nën asistimin e Policisë së Kosovës, nisën rrënimin e njëmbëdhjetë shtëpive në bregun e Liqenit të Ujmanit, në komunën e Zubin Potokut. Aksioni rihapi debatin për të drejtat pronësore dhe kompetencat e institucioneve. Për këto veprime, kanë reaguar BE-ja dhe Gjermania, e tash edhe Italia. Përmes ambasadës së saj në Kosovës, Italia është shprehur e shqetësuar për veprimet e institucioneve të Kosovës. “Ambasada e Italisë në Prishtinë i bashkohet BE-së në shprehjen e brengës për rrënimin e shtëpive në Liqenin e Ujmanit”, ka thënë Ambasada italiane në Facebook. Autoritetet e Kosovës thonë se objektet janë ndërtuar pa leje në tokën që administrohet nga Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, ndërsa pronarët pretendojnë se prona është subjekt i një procesi gjyqësor dhe se rrënimi i objekteve nuk është dashur të nisë para përfundimit të procedurave. /Klankosova.tv Gjermania, “thellësisht e shqetësuar” me rrënimin e shtëpive pranë Ujmanit