Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qeveria ‘pajtohet’ me Sindikatën e Arsimit, ministri Çeku i pret Jasharin dhe Ymerin

NULL NULL
22.07.2026 14:47

Pas përlasjeve të vazhdueshme Qeveri-SBAShK që disa vite, sot erdhi takimi i parë mes tyre.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jashari dhe nënkryetari Ymer Ymeri, kanë vendosur sot t’i shkojnë në takim ministrit në detyrë të Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, pas katër vitesh.

Gazetari i Klan Kosovës, Kastriot Tahiri ka raportuar se ky është takimi i parë mes ministrit Çeku dhe përfaqësuesve të SBASHK-ut pas katër vitesh, pasi që nga viti 2022 nuk ishte zhvilluar asnjë takim ndërmjet palëve.

Gjatë takimit ministri Çeku ka kërkuar që, prej tani e tutje, të ketë bashkëpunim mes Ministrisë dhe Sindikatës.

Diskutimet mes tyre, sipas burimeve, kanë zgjatur rreth një orë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme