“E lidhur me ventilator”, kjo është gjendja e 18-vjeçares që u lëndua në aksidentin në Komoran NULL NULL 22.07.2026 14:26 22.07.2026 14:26 18-vjeçarja, e cila mbeti e lënduar rëndë në aksidentin tragjik të djeshëm në Komoran, vazhdon të trajtohet në Mjekimin Intensiv Qendror të QKUK-së. Për gjendjen e saj shëndetësore ka folur për Klankosova.tv shefi MIQ, Shaqir Uka, i cili tha se parametrat jetësorë të pacientes janë relativisht stabilë. “Parametrat vitale i ka relativisht stabile. Po vazhdon monitorimi i saj nga ekipi mjekësor. E ka marrë terapinë sipas protokolleve të parapara dhe nevojave të pacientit”, deklaroi Uka. Ai bëri të ditur se 18-vjeçarja vazhdon të mbahet në gjumë të induktuar me barna dhe është e lidhur me ventilator. “Ajo po mbahet e fjetur me barna dhe e lidhur me ventilator. Po presim”, theksoi ai. Në aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e të martës në Komoran humbi jetën motra e saj, 24-vjeçarja Rea Raka.