IKShPK me rekomandime për sigurinë e qytetarëve gjatë motit të paqëndrueshëm NULL NULL 22.07.2026 14:12 22.07.2026 14:12 IKShPK-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë motit me stuhi dhe rrufe, duke respektuar masat e sigurisë për të mbrojtur veten dhe familjet e tyre. Sipas rekomandimeve, sapo të dëgjohet bubullima, qytetarët duhet të strehohen menjëherë në një ndërtesë të mbyllur ose në një automjet. Gjithashtu, këshillohet të shmangen fushat e hapura, kodrat, plazhet dhe hapësirat sportive, si dhe të mos qëndrohet nën pemë, pranë shtyllave elektrike apo objekteve të larta, transmeton Klankosova.tv. Rekomandohet edhe largimi nga uji, përfshirë pishinat, liqenet, lumenjtë dhe detin, si dhe shmangien e përdorimit të pajisjeve elektrike të lidhura në prizë gjatë stuhisë. Qytetarët duhet të qëndrojnë larg dritareve, dyerve dhe verandave. Po ashtu, këshillohet që të pritet të paktën 30 minuta pas bubullimës së fundit përpara se të dilet sërish jashtë.