“Jeta në shtëpinë në pemë” (FOTO) NULL NULL 16.02.2016 12:30 16.02.2016 12:30 Foster Huntington nga New York ka bërë atë që ndoshta shumë njerëz fshehurazi e ëndërrojnë. Ai ka lënë punën, ka hipur në furgon dhe ka lëvizur drejt Portland në Oregon. “Unë kurrë nuk kam pasur kaq shumë para. Unë mendoja se mund të jetoja për vite të tëra pa para dhe të blej një furgon” ka thënë ai, transmeton Klan Kosova. Pas disa viteve të të jetuarit në furgonin e tij, 27 vjeçari ndërtoi një sistem të internetit jo kabllor (wifi) dhe vendosi se është koha që ai të rehatohet. Pasi ai arriti në Oregon, ai bleu një pjesë tokë dhe filloi të ndëtojë shtëpinë e ëndërrave të tij, një shtëpi në pemë që kishte një dhomë gjumi, dhomë pune. Ai sot jeton në shtëpinë e tij në pemë, punon nga kjo shtëpi dhe jeton i qetë. “Unë mund të blija një shtëpi, por kjo është shumë më mirë. Për mua është realizimi i një ëndrre të kahmotshme”.