Izraeli merr listën e pengjeve që do të lirohen në ditën e katërt të armëpushimit NULL NULL 27.11.2023 09:44 27.11.2023 09:44 sulmi me raketa hamas izrael Izraeli ka marrë një listë të pengjeve që pritet të lirohen sot nga Hamasi. Zyra e kryeministri izraelit ka bërë të ditur se janë duke u zhvilluar diskutimet për këtë çështje, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. “Po zhvillohen diskutime për listën që u mor brenda natës dhe që tani po vlerësohet në Izrael”, thuhet në tutje në deklaratë. Kujtojmë se sot është dita e katërt e armëpushimit të negociuar fillimisht midis Hamasit dhe Izraelit.